Sipas parashikimeve të fundit, Shqipëria do të përjetojë kushte atmosferike të paqëndrueshme më 7 janar 2025. Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, veçanërisht në zonat malore në veri dhe jug të vendit, por nuk do të mungojnë intervale të shkurtra me kthjellime.
Reshjet e shiut pritet të fillojnë me intensitet të ulët në veriperëndim dhe jug gjatë orëve të paradites, duke u shpërndarë në të gjithë territorin në orët e pasdites me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Gjatë mbrëmjes, reshjet do të vazhdojnë në veri dhe jug të vendit.
Temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat ditore, duke u luhatur nga 1°C në qytetin e Pukës deri në 19°C në jug të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek. Në vijën bregdetare dhe lugina, herë pas here pritet të fitojë shpejtësi deri në 14-20 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim në dete me forcë 3-4 ballë.
Për një pasqyrë më të detajuar të motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, shihni tabelën e mëposhtme: