Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët vranësira të pakta kalimtare.
Parashikohet gjithashtu prezencë e ngricave, mjegullës së dendur lokale apo mjegullinës kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Sipas parashikimeve, Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.