Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe kthjellime.
Në zonën e veriut dhe në qendër reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut të herëpashershëm mbeten prezentë në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë lokale vetëm përgjatë relieveve malore.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.