Sipas MeteoAlb, si pasojë e dy qendrave të presionit të ulët atmosferik përkatësisht njëra në Mesdhe dhe tjetra në veri të Ballkanit, Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante.
Më të theksuara do të jenë në zonat Qëndrore ku priten edhe rrebeshe. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitettit të reshjeve duke i zhvendosur ato drejt zonave Lindore dhe Juglindore.