Gjatë ditës së sotme, vendi ynë pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në zhvillim.
Në orët e mesditës dhe pasdites, përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në lindje reshje shiu me intensitet deri mesatar.