Ditën e sotme në vendin tonë, moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore.
Kjo do të bëjë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta, të jenë dominante gjatë gjithë paradites. Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.