Vendi ynë, parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të Shqipërisë.
Orët e pasdites sjellin përmirësim të kushteve atmosferike, duke sjellë intervale të gjata kthjellimesh dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në qytetin e Pukës, deri në 26°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.