Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit dhe lokalisht deri të lartë.
Reshjet e shiut do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të jetë intensive dhe hera herës problematike, me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-12m/s. Përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 16-25m/s duke bërë që valëzimi në dete do të jetë i forcës 5-7 ballë.