E shtuna do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët në të gjithë territorin e vendit. Gjatë orëve të paradites priten reshje shiu me intensitet të dobët deri mesatar, më të theksuara në zonat veriore dhe veriperëndimore. Në zonat malore të veriut dhe verilindjes, në lartësi mbi 900–1000 metra, reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë. Në zonat e ulëta dhe bregdetare vlerat minimale do të luhaten nga 6 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë 12–14 gradë. Në zonat malore temperaturat do të zbresin deri në 0 ose -2 gradë Celsius.






