Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesditë dhe pasdite. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash lokalisht stuhi afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.