11.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e enjte, 26 Gusht 2021

Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë sjellin reshje shiu mbizotërojnë motin në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë duke filluar nga orët e para të ditës. Ndërsa pas mesditës parashikohet që reshje të pakta të përfshijnë edhe zonat jugore e juglindore. Mbrëmja sjellë largim të vranësirave dhe përmirësim të kushteve të motit.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 19°C në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 30°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT