Pjesa e parë e ditës do të vijoje me kthjellime në të gjithë vendin tonë. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash fillimisht në zonat jugore dhe gradualisht vranësirat përfshijnë gjithë territorin por pa mundur të gjenerojnë reshje. Mbrëmja sjellë largim të vranësirave dhe mbizotërim të kthjellimeve.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat nuk do të kenë ndryshime ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 26°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 34°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 35°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.