Gjatë gjithë ditës territori shqiptar paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant.
Përjashtim bëjnë zonat malore verilindore dhe juglindore, të cilat do të kenë herë pas-here vranësira të lehta.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 27°C, në zonat e ulëta nga 19ºC në 34°C dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 36°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi Verior- Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2 ballë.