Zhvillimi i një mini qëndre të presionit të lartë atmosferik në brigjet Jugperëndimore të Ballkanit do të sjellë në territorin Shqiptar dominim të motit të kthjellët gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa në orët vijuse priten kalime vranësirash, më të mundshme në skajin verior duke rrezikuar shira të izoluar.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rrije të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 18°C në 26°C dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 28°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjell në det dallgëzim 3 ballë.