Si pasojë e ndikimit të masave ajrore të nxehta dhe të thata që vijnë nga Afrika: vendi ynë edhe ditën e shtunë vijon me kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin, sipas MeteoAlb. Përjashtim bëjnë vetëm orët e mbrëmjes, të cilat do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie me 1 gradë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17°C në 32°C, në zonat e ulëta nga 23°C në 39°C dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 40°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.