Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta e hera herës mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në juglindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-7 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 1-2 ballë.