6.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Parashqevi Simaku rikthehet në skenë, performon në ditëlindjen e Fadil Berishës

Parashqevi Simaku, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, po rikthehet sërish në vëmendjen e publikut jo vetëm me jetën e saj të re, por edhe me pasionin për këngën.

Pasi kaloi një periudhë të vështirë, ajo tashmë është vendosur në një apartament komod dhe vazhdon të këndojë me po të njëjtën energji dhe dashuri për muzikën si dikur.

Një javë më parë, ajo publikoi një projekt të ri muzikor, ndërsa biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë disa video ku Parashqevi Simaku performon në një atmosferë të ngrohtë.

Në një nga videot e publikuara në InstaStory, këngëtarja dëgjohet duke interpretuar këngën “Ky Marak” gjatë festës së ditëlindjes së Fadil Berishës, fotografit të njohur shqiptar në Amerikë.

Elton Ilirjani, duke treguar mbështetjen e tij për këngëtaren, ka shkruar krahas videos:

“Krenare për ty ‘Mama’, Nëna ime është më e mirë se e jotja.”

Ky rikthim muzikor i Simakut ka emocionuar fansat e saj, të cilët e kanë pritur gjithmonë me dashuri artisten që ka lënë një gjurmë të veçantë në muzikën shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...