9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Parlamenti gjerman miraton uljen e TVSH-së për gazin për 6 muajt e ardhshëm

Parlamenti gjerman ka miratuar me shumicë të madhe votash uljen e përkohshme të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për gazin. Votave të maxhorancës së koalicionit tripartiak të qendrës së majtë iu shtuan edhe votat e grupeve parlamentare  CDU/CSU dhe AfD. Vetëm e Majta abstenoi.

“Ne përdorim fuqinë tonë ekonomike për të mbrojtur prosperitetin e vendit tonë”, tha ministri gjerman i Financave, Christian Lindner. Ai akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se dëshiron të shkundë ekonomitë e vendeve perëndimore me një “luftë energjetike” në mënyrë që t’i dobësojë ato nga brenda. “Putini do të dështojë me këtë qëllim”, tha ministri i Financave.

Norma e TVSH-së për furnizimet e gazit përmes rrjetit të gazit natyror do të ulet nga 19 në shtatë për qind për një periudhë të kufizuar nga 1 tetori deri në fund të marsit 2024. E njëjta gjë do të ndodhë edhe për ngrohjet qëndrore, me të cilat furnizohet një pjesë e mirë e apartamenteve në Gjermani.

“Shteti nuk duhet të jetë përfitues nga çmimet e rritura të energjisë” tha Lindner, duke shpjeguar pse ai po i qëndronte uljes së tatimeve. Por ai kujtoi se edhe me këtë ulje, çmimet e gazit dhe të energjisë do të vijojnë të rëndojnë xhepin e konsumatorëve. “Ulja e taksës së shitjes për gazin është e saktë”, tha eksperti i ekonomisë i CDU-së, Mathias Middelberg në debat. Megjithatë, do të kishte qenë më mirë sikur koalicioni “të kishte arritur më herët në këtë konstatim” shtoi ai.

Middelberg kritikoi gjithashtu faktin se paketa prej 200 miliardë eurosh e planifikuar tani nga qeveria deri tani nuk është tjetër vetëm një borxh. Mbetet plotësisht e paqartë “çfarë doni të financoni me të”, tha politikani konservator.

Folësit nga SPD dhe të Gjelbërit hodhën poshtë akuzat. Politikania e të Gjelbërve, Katharina Beck theksoi se ulja e taksave duhet parë “si pjesë e një koncepti më të madh”. Kjo përfshin gjithashtu heqjen e fitimeve të tepërta nga kompanitë energjetike, e cila është duke u negociuar aktualisht në Bruksel.

Qeveria gjermane bëri të njohur të  enjten se do të vërë në dispozicion 200 miliardë euro për të sfumuar efektet ekonomike dhe sociale të rritjes së çmimit të energjisë. Një komision ekspertësh aktualisht po shqyrton se çfarë masash do të merren konkretisht. Rezultatet do të prezantohen në mes të tetorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...