10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Parlamenti i Izraelit miraton ligjin për mbylljen e televizionit Al Jazeera

Parlamenti i Izraelit (Knesset) ka miratuar legjislacionin që lejon mbylljen e televizionit Al Jazeera, duke shkaktuar reagime ndërkombëtare dhe shqetësime për lirinë e shtypit.

Ligji, i miratuar me 71 vota pro kundrejt 10 votave në leximin e dytë dhe të tretë në një seancë plenare të Knesset-it, lejon ministrit të Komunikimeve të mbyllë rrjetet e huaja që operojnë në Izrael, duke e autorizuar konfiskimin e pajisjeve të tyre nëse transmetimi i tyre konsiderohet si një rrezik për sigurinë e shtetit.

Ministri izraelit i Komunikimeve, Shlomo Karhi, ka deklaruar se kanali Al Jazeera do të mbyllet “në ditët në vijim” pas miratimit të ligjit. Një reagim i ngjashëm ka ardhur edhe nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka premtuar të “veprojë menjëherë për të mbyllur televizionin Al Jazeera”.

Ndërkohë, SHBA e ka përshkruar miratimin e ligjit për mbylljen e Al Jazeera-s si “shqetësues”, duke theksuar rëndësinë e lirisë së shtypit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka nënvizuar mbështetjen e SHBA-së për punën kritike të gazetarëve në mbarë botën, duke përfshirë ata që raportojnë për konfliktin në Gaza.

Al Jazeera, e cila ka një zyrë në Izrael dhe një ekip korrespondentësh që punojnë gjatë gjithë vitit, ka qenë në fokus të raportimeve për luftën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...