25.5 C
Tiranë
Wednesday, October 2, 2024
spot_img

Partia Demokratike kërkon mbështetjen e PPE për çështjen e burgosjes së Salianji-t

Partia Demokratike ka ngritur çështjen e burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji dhe dy figurave të tjera të PD-së në Asamblenë e Partive Popullore Europiane (PPE). Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, së bashku me Albana Vokshin, kërkoi mbështetjen e PPE-ve për tre figurat e PD-së, të cilat, sipas tyre, janë burgosur nga maxhoranca aktuale që ka kapur sistemin e drejtësisë.

Në fjalën e tij, Bylykbashi theksoi se lideri i PD-së mbahet i arrestuar në shtëpi, kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, është arrestuar, dhe ish-deputeti Ervin Salianji është dënuar me burg për denoncimin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm për përfshirje në trafik droge.

Katër ditë më parë, deputeti tjetër i PD-së, Ervin Salianji, u dënua me një vit burg. E vetmja gjë që bëri ishte denoncimi publik se vëllai i ministrit të Brendshëm ishte dënuar në Itali me 7.5 vjet burg për trafik droge. Ministri dha dorëheqjen dhe vëllai i tij u ekstradua brenda pak ditësh, por sot deputeti ynë është në burg, vetëm për hakmarrje politike. Të tre rastet bazohen në prova të fabrikuara dhe janë hakmarrje politike të pastër,” deklaroi Bylykbashi.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimin se mund të arrestohen edhe ata që përfaqësojnë PD-në për denoncimet ndaj kryeministrit Edi Rama. Bylykbashi vlerësoi se kthimi i PD-së në forumet e PPE-së është kyç në përpjekjet për të siguruar zgjedhje të lira dhe rotacionin demokratik të pushtetit në Shqipëri.

Në këtë moment vendimtar përpara zgjedhjeve, bëjmë thirrje për mbështetjen e PPE-së dhe partive tona simotra për të rikthyer demokracinë dhe drejtësinë në vend,” përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT