8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Partia Demokratike vazhdon denoncimet për aferën e inceneratorëve/ “Po zbulojmë çdo ditë fakte se si janë vjedhur 430 milion euro”

Partia Demokratike vazhdon denoncimet për aferën e inceneratorëve.

Deputeti dhe njëkohësisht edhe anëtari i komisionit hetimor Lefter Gështenja, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale thotë se se çdo ditë po zbulohen fakte se si janë vjedhur 430 milion euro të shqiptarëve dhe se cili ka qene roli i ministrave ne vjedhjen e shekullit.

Postimi i deputetit:

Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor të inceneratorëve po zbulojnë çdo ditë fakte se si janë vjedhur 430 milion euro të shqiptarëve dhe se cili ka qene roli i ministrave ne vjedhjen e shekullit. Koncesioni  për inceneratorin e Elbasanit, duke përfshirë incinerimin dhe shitjen e energjisë, ishte për 7 vite. Me firmën e Damian Gjiknurit qeveria i jep një koncesion tjetër pa procedurë, pa garë,  Klodian Zotos dhe Stela Gugallias, me 25 vite vetëm për shitjen e energjisë.

Kompania e inceneratorit të Elbasanit ka marrë garanci sovrane nga buxheti i shtetit për të paguar pagat 4 mije euro, në të njëjtën kohë merrte edhe pagesat e buxhetit të shtetit.

Përpjekjet e partisë së re të Non Gratave të shpallura dhe të pashpallura për të sulmuar komisionin kanë për qëllim mbrojtjen e individëve të korruptuar në këmbim të mbështetjes financiare dhe elektorale. PD do t’i shkojë deri në fund zbardhjes së kësaj afere. Edhe sot vazhdojmë të paguajmë para për procedura korruptive, për kontrata korruptive.

430 milionë euro kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve të lidhur me Klodian Zoton, Mirel Mertirin, Stela Gugalljan.

Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Lefter Koka, Erjon Veliaj kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...