10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Partia e Lirisë: “900 fëmijë nuk do të kryejnë procesin mësimor nesër që është dita e parë e shkollës”

Partia e Lirisë ka bërë sot publik shqetësimin e banorëve të Kamzës sa i takon shkollës ‘Ibrahim Basha’, e cila nuk do të jetë e hapur për këtë vit të ri shkollor.

Një ditë para nisjes së procesit mësimor, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, bashkë me Sekretarin Organizativ, Endrit Braimllari dëgjuan nga afër shqetësimet e banorëve të lagjes Bulçesh në Kamez. Këta të fundit thanë se penalizohen nga moshapja e shkollës 900 fëmijë, ndërsa ata detyrohen t’i çojnë 1 orë larg në shkolla të tjera.

Gjatë fjalës së saj Xhixho i bëri thirrje kryebashkiakut të Kamzës Rakip Suli dhe ministres Evis Kushi që të japin llogari mbi datën se kur përfundon shkolla.

“900 fëmijë nuk do të kryejnë procesin mësimor nesër që është dita e parë e shkollës. S’ka asnjë gjysme të askujt që të punojë në këtë shkollë. S’ka tabelë se kur nisin dhe kur përfundojnë punimet. Prindërit i çojnë 1 orë larg fëmijët. Asnjë përgjigje, asnjë informacion se çfarë do të behet me këta 900 fëmijë në ditën e parë të shkollës. Koha për llogaridhënie ka ardhur. I bëj thirrje ministres Kushi se kur përfundojnë punimet. Zoti Suli nëse fëmija juaj do ishte pjesë e kësaj shkolle, çfarë do bënit?”, tha Xhixho.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...