10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Partia e Lirisë denoncon qeverinë për braktisjen e pensionistëve: “Një turp kombëtar”

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun të Partisë së Lirisë, Arla Merja, ka kritikuar ashpër qeverinë Rama, duke e akuzuar se ka braktisur pensionistët shqiptarë, duke i lënë në një mjerim të thellë ekonomik dhe shoqëror.

“Sipas të dhënave më të fundit, hendeku mes pensioneve dhe pagave është zgjeruar në mënyrë dramatike. Shkalla e zëvendësimit të pensioneve urbane ka rënë nga 37,6% në vitin 2020 në vetëm 31,2% në vitin 2024, ndërsa për zonat rurale ajo ka zbritur nga 35,7% në 29,7%, një nivel që për herë të parë ka rënë nën 30%,” deklaroi Merja.

Ajo e konsideroi këtë situatë si “krim social dhe një turp kombëtar”, duke shtuar se qeveria nuk ka ndërtuar strategji afatgjata për pleqërimin e shëndetshëm dhe dinjitoz, por i mban pensionistët peng të politikave elektorale, me shpërndarje ndihmash të vogla vetëm para zgjedhjeve.

Partia e Lirisë premton se pensionistët do të jenë në qendër të programit të saj politik, me fokus tek:
• Rritja e menjëhershme dhe e ndjeshme e pensioneve, me qëllim që pensioni mesatar të afrohet me pagën mesatare.
• Indeksim real dhe automatik të pensioneve.
• Reformim tërësor të sistemit të pensioneve për ta bërë të qëndrueshëm dhe të drejtë.
• Mbështetje të veçantë për pensionistët në shëndetësi dhe shërbime sociale, duke garantuar një pleqëri me dinjitet.

“Ne i themi qartë Edi Ramës dhe qeverisë së tij: mjaft u tallët me pensionistët! Ata nuk janë numra për propagandën tuaj, por qytetarë që kanë sakrifikuar për këtë vend. Varfërimi i tyre është dëshmi e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë që prej 12 vitesh nuk ka bërë asgjë për ta ndryshuar këtë realitet,” përfundoi Arla Merja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...