12.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Partia e Lirisë mbledh Komisionin e Diasporës për situatën aktuale në vend

Partia e Lirisë zhvilloi sot një mbledhje online të Komisionit të Diasporës, ku Sekretari i përgjithshëm, Tedi Blushi, theksoi rëndësinë e aktivizimit të strukturave të diasporës pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dy javë më parë.

Në fjalën e tij, Blushi e cilësoi arrestimin e Metës si një akt “terrorist” nga qeveria, duke e quajtur atë një “narkoregjim”. Ai theksoi se situata aktuale në vend është e pazakontë dhe kërkoi që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të jenë të informuar mbi zhvillimet e fundit.

“Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe ju përcjell mesazhin për nevojën e shumëfishimit të aksionit në diasporë, jo vetëm për t’i njohur me situatën e vështirë që ndodhet vendi, por edhe për të nxitur strukturat të jenë më aktive në këtë situatë të paprecedentë për partinë dhe vendin,” tha Blushi.

Kjo mbledhje vjen në një moment të rëndësishëm për Partinë e Lirisë, duke e bërë të nevojshme mobilizimin e diasporës për të mbështetur aksionet politike dhe për të informuar shqiptarët jashtë vendit për situatën në Shqipëri.

“Ilir Meta si sot dy javë kur rrëmbye në mënyrë terroriste nga narkoregjimi. Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe ju përcjell mesazhin për nevojën e shumëfishimit të aksionit në diasporë, jo vetëm për t’i njohur me situatën e vështirë mu ndodhet vendi, pro edhe për të nxitur strukturat të jenë më aktive në këtë situatë të paprecedentë për partinë dhe vendin”, tha Blushi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori

0
39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6 në Kavajë. Sipas policisë, pas ndërhyrjes...

Horoskopi ditor, e Hënë, 23 Mars 2026

0
♈ Dashi Je në qendër të vëmendjes. Energjia është e lartë, por duhet të kontrollosh impulsivitetin, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Ndjen nevojë për qetësi dhe stabilitet....

Parashikimi I motit, e Hënë, 23 Mars 2026

0
Më 23 mars 2026, moti në Shqipëri paraqitet tipik pranveror, me ndryshime të lehta nga një zonë në tjetrën, por përgjithësisht i qëndrueshëm dhe...

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...