17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Partizani mposht Tiranën 2-0 në derbin e Kryeqytetit

Tiranë – Java e 15-të e Kategorisë Superiore solli një përballje vendimtare për ekipet kryeqytetase, ku Partizani fitoi derbin ndaj Tiranës me shifrat 2-0 në stadiumin “Air Albania”. Fitore kjo që i jep skuadrës së kuqe shpresa për një vend në “Final Four”, ndërsa Tirana mbetet në krizë të thellë, duke zbritur në vend të fundit në renditje.

Ndeshja nisi me intensitet të lartë, por golin e avantazhit e shënoi Partizani që në pjesën e parë. Pas një goditjeje këndi, Hjumën gjeti rrjetën e Tafas, duke i dhënë ekipit të kuq epërsinë 1-0. Tirana provoi të reagojë, por mungesa e finalizimit dhe kriza e përgjithshme në lojë i penguan të konkretizonte rastet.

Në pjesën e dytë, Skuka ndryshoi ritmin e ndeshjes për Partizanin dhe realizoi golin vendimtar në minutën e 66-të, duke vulosur fitoren 2-0 dhe shuar shpresat e Tiranës për një rezultat pozitiv. Tirana, që ka pësuar 29 gola në 15 ndeshje dhe ka vetëm 11 gola të shënuar, përjeton një krizë të thellë dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Ndërkohë, Partizani ngjitet në vend të 6-të me 20 pikë, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në zonën e “Final Four” dhe për një përfshirje të mundshme në garat europiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...