8.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Partnerja e Safet Bajrit, Eria Ago, arrestohet për përfshirje në vrasjen e Fatbardh Licit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Eria Agos, partneres së Safet Bajrit, e dyshuar për përfshirje në vrasjen e Fatbardh Licit. Sipas burimeve, ajo u arrestua më 26 shkurt, pesë ditë pas kapjes së Bajrit, dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.

Eria Ago akuzohet për përkrahjen e autorit të krimit dhe për dijeni mbi ekzekutimin e Fatbardh Licit, i cili u vra në vitin 2018 në lagjen Kiras, pranë banesës së tij. Arrestimi i saj është rezultat i hetimeve të SPAK dhe Policisë së Shtetit, të cilat e kanë konsideruar një person me rëndësi për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Por emri i saj nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ago ka qenë më parë e përfshirë në dosjen e Hermes Nikajt, i njohur si “Zogu i Tiranës”. Në vitin 2020, emri i saj doli në përgjimet e një rrjeti prostitucioni, ku ajo përmendej si një nga protagonistet e mesazheve të shkëmbyera përmes Nikajt.

Në atë kohë, Ago mohoi akuzat, duke i cilësuar si shpifje për të dëmtuar figurën e saj. Ajo theksonte se nuk kishte asnjë lidhje me çështjen dhe se nuk kishte nevojë për para.

Arrestimi i saj për vrasjen e Licit hap një tjetër kapitull në hetimet mbi grupet kriminale në Shqipëri, ndërsa pritet që organet e drejtësisë të hedhin më shumë dritë mbi rolin e saj në këtë ngjarje të bujshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...