18.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Pas arrestimit të kriminelit serb, sot rrëmbehen 3 efektivë policie në Kosovë , ndalohet cdo hyrje malli nga Serbia

Qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë, raportojnë mediat kosovare. Kjo ka ardhur pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë në veri. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se përveç agresionit, ky është edhe synim për destabilizim.

Ato informojnë se kamioni i fundit që ka hyrë në pikën kufitare në Merdare e që kishte mallra dhe produkte serbe ka qenë në ora 16:00.
Që nga ora 16:00 më asnjë kamion apo maune nuk ka hyrë në Kosovë.

Ato kanë mbetur në territorin e Serbisë dhe më nuk kanë arritur të hyjnë në Republikën e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve: Mos udhëtoni në Serbi
Për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos udhëtojnë nëpër Serbi.
“Ju lutemi, ndiqni me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe mos udhëtoni përmes Serbisë. Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje njoftohen të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Policia e Kosovës deklaroi sot se ka ndodhur një rrëmbim klasik nga forcat serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Për rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë reagoi edhe kryeministri Albin Kurti duke e quajtur hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit Millun Millenkoviq-Lune.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Vonuan operacionin e vajzës sime”: procedohen dy mjeke, motër e vëlla, pas kallëzimit të...

0
Dy mjeke, motër e vëlla, janë proceduar penalisht pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar, i cili i akuzon për neglizhencë në trajtimin...

“Bota zgjodhi të mos qëndronte indiferente”: Ferit Hoxha kujton ndërhyrjen e NATO në Kosovë

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përkujtuar përmes një mesazhi publik ndërhyrjen e NATO në Kosovë, duke e cilësuar atë...

“Italianët thanë ‘JO’”: Giorgia Meloni pranon humbjen, opozita feston “një pranverë të re politike”

0
Qytetarët italianë i kanë dhënë një goditje të fortë qeverisë së drejtuar nga Giorgia Meloni, duke rrëzuar në referendum reformën në drejtësi të propozuar...

Horoskopi ditor, e Martë, 24 Mars 2026

0
♈ Dashi Je plot energji dhe gati për të vepruar. Kujdes me vendimet e nxituara, sidomos në çështje personale. ♉ Demi Kërkon qetësi dhe stabilitet. Është moment...

Parashikimi I motit, e Martë, 24 Mars 2026

0
Më 24 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, me kushte të qëndrueshme dhe temperatura të buta në pjesën më të madhe të...