16.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Pas dorëheqjes së kryetarit të PD-së në Korçë, largohen dhe 51 përfaqësues të LDG në Korçë

Pas dorëheqjes së kryetarit të PD-së në Korçë, Andrea Mano dhe anëtarëve të Kryesisë, sot janë larguar të tjerë funksionarë nga strukturat e kësaj partie.

51 kryetarë, sekretarë, koordinatorë të Lidhjes Demokratike të Gruas të Partisë Demokratike në Korçë kanë dhënë dorëheqje.

Sipas tyre, Basha ka hedhur poshtë sakrificat që janë bërë gjatë kësaj periudhe ne opozite dhe se po tenton ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave personale

“Në si kryetarë, sekretarë dhe koordinatorë të Lidhjes Demokratike të Gruas solidarizohemi me dorëheqjen e anëtarëve të Kryesisë së PD Korcë dhe kemi vendosur të japim dorëheqjen nga funksionet tona drejtuese.

Gjykojmë që, lideri aktuali i saj po tenton me arrogancën e tij ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave personale. Me veprimet e tij mendojmë se z. Basha ka hedhur poshtë të gjitha mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike.

Të ndodhur në këto kushte 51 drejtues seksionesh dhe Lidhjes Demokratiket Gruas e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona drejtuese.

Nga ky moment, ne mbetemi vetëm anëtarë të PD në Korçë”, thuhet në deklaratë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori

0
39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6 në Kavajë. Sipas policisë, pas ndërhyrjes...

Horoskopi ditor, e Hënë, 23 Mars 2026

0
♈ Dashi Je në qendër të vëmendjes. Energjia është e lartë, por duhet të kontrollosh impulsivitetin, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Ndjen nevojë për qetësi dhe stabilitet....

Parashikimi I motit, e Hënë, 23 Mars 2026

0
Më 23 mars 2026, moti në Shqipëri paraqitet tipik pranveror, me ndryshime të lehta nga një zonë në tjetrën, por përgjithësisht i qëndrueshëm dhe...

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...