12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Pas grevave të shumta, Lufthansa rrit pagat për punonjësit e shërbimit në aeroporte

Sindikata Verdi dhe koncerni Lufthansa, shoqëria më e madhe ajrore e Gjermanisë në bisedimet për kontratat e reja të punës ranë dakord për rritjen e pagave të personelit të shërbimit në aeroporte. Marrëveshja e arritur i shmang grevat e paralajmëruara.

Është rënë dakord për rritje të konsiderueshme të pagave, njoftoi Luftahnsa pas raundit të tretë të bisedimeve për kontratat e reja. “Për ne ishte e rëndësishme që të marrim në konsideratë në mënyrë mbiproporcionale grupet e rrogave të nivelit të ulët dhe të mesëm”, deklaroi kryesia e Lufthansas.

Është arritur një rezultat i mirë, që do të thotë një rritje e konsiderueshme e pagave për të gjitha grup-rrogat për personelin e shëbrimit, vë në dukje sindikata Verdi. Komisioni i tarifave të koncernit ka miratuar në bisedime, që vendimi fillimisht duhet të pranohet edhe përmes një anketimi nga shumica e antarëve të sindikatës.

Shoqëria më e madhe ajrore në Gjermani në këtë mënyrë arriti të shmangë grevat e paralajmëruara në sektorin e shërbimit në aeroporte në Check-In dhe në përgatitjen e avionëve.Greva njëditore e organizuar më 27 korriknë pikun e sezonit të pushimeve të verës shkaktoi anulimin e mijëra fluturimeve të Lufthansas në aeroportet kryesore të saj në Frankfurt mbi Main dhe Mynih.

Në sfondin e situatës së tensionuar për shkak të mungesës gjithsesi të personelit të shërbimit në aeroporte sindikata ka aktualisht një pozicion të fortë në negocijimin e kontratave. Është rënë dakord që rritja e pagave të ketë një suplement mujor si dhe rritje procentuale. Kontrata e përcaktuar për 18 muaj parashikon që rreth 20.000 punonjësit të kenë një rritje rroge me të paktën 325 euro në muaj dhe një rritje të mëtejshme me 2,5 përqind, sikurse venë në dukje të dyja palët. Sipas sindikatës Verdi për punonjës të caktuar në Check-In rritja e rrogës do të jetë nga 13,6 deri në 18,4 përqind.

Ndërkohë pritet të fillojnë edhe negociatat për pagat e pilotëve, ndaj nëse palët nuk do të arrijnë në marrëveshje greva mbetet opcion. Javën e kaluar sindikata Unioni Cockpit paralajmëroi, që pilotët mund të hyjnë në grevë, nëse koncerni nuk do t’u përgjigjet kërkesave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Vonuan operacionin e vajzës sime”: procedohen dy mjeke, motër e vëlla, pas kallëzimit të...

0
Dy mjeke, motër e vëlla, janë proceduar penalisht pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar, i cili i akuzon për neglizhencë në trajtimin...

“Bota zgjodhi të mos qëndronte indiferente”: Ferit Hoxha kujton ndërhyrjen e NATO në Kosovë

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përkujtuar përmes një mesazhi publik ndërhyrjen e NATO në Kosovë, duke e cilësuar atë...

“Italianët thanë ‘JO’”: Giorgia Meloni pranon humbjen, opozita feston “një pranverë të re politike”

0
Qytetarët italianë i kanë dhënë një goditje të fortë qeverisë së drejtuar nga Giorgia Meloni, duke rrëzuar në referendum reformën në drejtësi të propozuar...

Horoskopi ditor, e Martë, 24 Mars 2026

0
♈ Dashi Je plot energji dhe gati për të vepruar. Kujdes me vendimet e nxituara, sidomos në çështje personale. ♉ Demi Kërkon qetësi dhe stabilitet. Është moment...

Parashikimi I motit, e Martë, 24 Mars 2026

0
Më 24 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, me kushte të qëndrueshme dhe temperatura të buta në pjesën më të madhe të...