Pas incidentit të bujshëm që tronditi gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ku Jozi Marku sulmoi fizikisht Gjestin gjatë transmetimit live, reagimet nga publiku dhe rrjetet sociale nuk kanë të ndalur. Shumë shikues kanë kritikuar ashpër jo vetëm sjelljen e Jozit, por edhe mënyrën si produksioni menaxhoi ngjarjen në kohë reale.
Ndërkohë që debati vijon të jetë i nxehtë, burime të afërta me Gjestin — tashmë fituesin zyrtar të edicionit të katërt — bëjnë me dije se ai po merr në konsideratë ndjekjen penale të Jozit për sulmin e ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Sipas informacioneve, Gjesti ka kontaktuar me përfaqësues ligjorë dhe po shqyrton mundësinë e një padie për dhunë fizike, edhe pse ende nuk ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë publike për këtë ngjarje.
Ndërkohë, publiku pret me interes një reagim zyrtar nga vetë fituesi i BBVA4, ndërsa kërkesat për drejtësi dhe transparencë sa vijnë e shtohen. Situata mbetet e tensionuar dhe mund të sjellë zhvillime të reja në ditët në vijim.