14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Pas konfliktit me te dashurin shqiptar, e reja venezueliane hidhet nga ballkoni i hotelit

Bie e reja 22-vjeçare nga Venezuela nga ballkoni i hotelit në lagjen nr.2 në Durrës, pas një konflikti fizik me një 39-vjeçar.

Sikurse duket në foto, e reja ka rënë nga distanca e ballkonit në tendë.

Ngjarja ndodhi pasdrekën e së martës në qytetin bregdetar, në një godinë përbri godinës së Prefekturës së Qarkut.

22-vjeçarja ka rënë mbi tendën e një lokali dhe pasi ka marrë informacion për situatën, policia ka kërkuar ndihmën e shërbimit zjarrfikës të Durrësit, që ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur zbritjen e vajzës nga tenda.

Gjendja e saj fizike ka qenë e mirë, por jo ajo psikologjike. Autoambulanca që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes e ka dërguar në spital për një kontroll mjekësor.

Policia e Durrësit thotë se e reja nga Venezuela është konfliktuar fizikisht me 39-vjeçarin I.Z dhe janë lënduar lehtë të dy.
Paraprakisht bëhet e ditur nga policia se e reja është hedhur vetë nga dritarja për t’i shpëtuar një sherri në dhomën e hotelit, por ekziston mundësia që mund edhe të jetë shtyrë nga 39-vjeçari.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...