19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Pas ndeshjes në Kukës, sherr i dhunshëm mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës

Tifozë të Vllaznisë dhe Tiranës janë përfshirë pasditen e së shtunës në nhjë sherr të dhunshëm mes tyre në Reps të Mirditës, pranë një pike karkuranti. Ngjarja ndodhi pas ndeshjes në Kukës, ku tifozët në kthim të Vllaznisë, kanë goditur me grushte dhe sende të forta tifozët e Tiranës.

Një autobus me tifozë është shoqëruar në komisariatin e Lezhës, ndërsa disa prej tyre u dërguan në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmë mjekësore.

Burime nga Spitali i Lezhës bëjnë të ditur se 4 prej tifozëve po marrin mjekim në spital. Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT