10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Pas një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë vëllain e tij, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

Policia ka vendosur në pranga 49-vjeçarin Kujtim Kaca, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë vëllain e tij.Ngjarja ndodhi në banesën e 49-vjeçarit në fshatin Bixelle, të Elbasanit. Ndërsa i plagosuri, Avni Caca është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në banesë, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bixelle, Elbasan, një shtetas ishte plagosur me mjet perës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 49 vjeç, banues në fshatin Bixelle, Elbasan, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në banesën e tij, në fshatin Bixelle, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vallanë e tij, shtetasin A. K., 46 vjeç.

46-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...