13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Pas sulmeve të njëpasnjëshme kundër policisë së Kosovës,sdo të ketë asnjë tolerim ndaj stukturave serbe

Gjatë tre ditëve të fundit janë regjistruar disa sulme të njëpasnjëshme kundër policisë së Kosovës që operon në veriun e vendit. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në sulmin e parë policët kanë hasur në rrugë iriqë metalikë që shërbejnë për dëmtimin e gomave të automjeteve, në sulmin e dytë zyrtarët janë sulmuar me gurë, në sulmin e tretë kanë dëgjuar breshëri automatiku, ndërsa në një sulm të katërt janë përdorur edhe granata dore dhe automatik AK 47. Policia ka bërë të ditur, se ka pasur vetëm dëme materiale dhe të automjeteve të policisë, por jo të lënduar.

Reagime pas sulmeve

Nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj strukturave paralele serbe në veri të Kosovës, është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas sulmit të fundit ndaj pjesëtarëve të policisë së Kosovës në veri, më 15 prill. Sipas kryeministrit, Albin Kurti u takon organeve të rendit që të hetojnë dhe të vlerësojnë situatën e sigurisë. “Është Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës ato që i bëjnë analizat, studimet edhe të shkaqeve dhe të rrethanave të këtyre sulmeve mbi pjesëtarët tonë të policisë. Ne e kemi dënuar ashpër këtë sulm, i cili ishte sulm terrorist meqenëse me plumba, me granata u gjuajtën pjesëtarët e policisë, të cilët patën fat që në veturat e tyre pësuan vetëm dëme materiale”, tha Kurti.

Sulmi i 15 prillit, kur sipas autoriteteve të rendit në Kosovë, policët ishin sulmuar teksa ishin nisur për të marrë detyrën në pikat kufitare me Serbinë, kishte për qëllim të vriste policët, ka thënë Kurti. “Me strukturat ilegale të Serbisë, me krimin e organizuar kurrë nuk do të ketë asnjë gram tolerancë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga shteti i Kosovës, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Policia e Kosovës”, ka theksuar kryeministri i Kosovës.

Sulmet dënohen nga bashkësia ndërkombëtare

Nga ana e bashkësisë ndërkombëtare bëhet thirrje kundër eskalimit të situatës. Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar si nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Bashkimi Evropian dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR. Forcat paqeruajtëse KFOR, thanë se ata janë të gatshëm të ndihmojnë policinë e Kosovës, nëse kjo kërkohet. “Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për ta mbështetur Policinë e Kosovës nëse ka nevojë dhe nëse kërkohet. Ne presim nga të gjitha palët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet pa nevojë dhe të ndikojnë negativisht në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në një deklaratë të KFOR-it.

Shqetësim të thellë për situatën aktuale ka shprehur edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. Në një deklaratë thuhet se “Ambasada e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë zjarri dhe hedhje gurësh ndaj zyrtarëve kosovarë të zbatimit të ligjit pranë Zubin Potokut. Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të mjerueshme, të pajustifikueshme”, thuhet ndër tjerash në reagim.

Edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i dënoi ashpër sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri. “Policia e Kosovës është ofruesja kryesore e sigurisë dhe përdorimi i forcës kundër zyrtarëve është i papranueshëm”. Zyra e Bashkimit Evropian, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin spekulimet e panevojshme, të cilat mund të nxisin edhe më shumë tensionet në veriun e Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...