10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Pas tensioneve në mbledhjen e kryesisë së PD, reagon Bardhi :”sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike “

Gazment Bardhi ka reaguar ditën e sotme rreth tensioneve në orët e vona në kryesinë e demokratëve.

Nëpërmjet një komunikate publike, Bardhi u shpreh se dënon aktet e dhunës dhe se ajo nuk është zgjidhje për problemet me të cilat po përballen demokratët,

Kujtojmë se gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë sharë dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahet mbledhja.

Madje ne momentet kur deputetet po largoheshin, ka pasur një moment përplasje që për pak precipitoi ne dhune fizike ndaj deputetëve.

Gjatë tensioneve mes mbështetësve te Bashës dhe deputetëve që u larguan nga mbledhja, janë sulmuar dhe ofenduar edhe gazetarët.

Në mbledhjen e djeshme, deputetja Jorida Tabaku, në cilësinë e nënkryetares së partisë, refuzoi të drejtën për të drejtuar këtë forcë politike deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.

Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...