10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Pas vaksinimit, mjekë dhe infermierë të infektivit, me simptoma të forta Covid-i

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv me koronavirus, dy javë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Mjeku u konfirmua dje me koronavirus dhe tani është duke u trajtuar në shtëpi. Nuk dihet ende nëse mjeku është infektuar apo tamponi ka rezultuar pozitiv për shkak të bërjes së vaksinës në 11 janar. Për të zbuluar këtë, Pipero do të bëjë një tjetër tampon brenda 72 orëve.

Por, Pipero nuk është mjeku i vetëm i vaksinuar që ka shfaqur simptoma të mirëfillta të koronavirusit.

Mjekë dhe infermierë të tjerë të Infektivit kanë shfaqur simptoma të mirëfillta koronavirusi pas bërjes së vaksinës.

Mësohet se ata kanë patur temperaturë deri në 40 gradë si edhe kollë.

Ky është një realitet i ri i krijuar në vend në lidhje me mjekët stafin mjekësor që ka bërë dozën e parë të koronavirusit. Tashmë duhet vërtetuar nëse Pipero dhe të tjerët kanë shfaqur simptoma për shkak të injektimit të vaksinës apo janë infektuar rishtazi me koronavirus.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...