13.5 C
Tiranë
Friday, November 29, 2024
spot_img

Pas vdekjes tragjike të vajzës së vogël në Himarë,shoqëria civile ka bërë thirrje për protestë para Ministrisë së Brendshme ditën e nesërme

Shoqëria civile ka bërë thirrje për protestë para Ministrisë së Brendshme ditën e nesërme, 4 gusht, ndërsa theksojnë se do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro.

Ngjarja e rëndë që ndodhi në plazhit e Potamit, tronditi mbarë opinionin publik.

Ndërkohë mbrëmë qytetarë të shumtë kanë mbajtur homazhe tek Kryeministria për 7-vjeçaren Jonada Avdia që u vra tragjikisht në Potam, Himarë nga një gomone.
Dje mbrëmje në orën 20:00 janë ndezur qirinj tek Kryeministria si homazh për 7-vjeçaren që humbi jetën si pasojë e goditjes nga një gomone, në plazh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT