5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Pashkë e hidhur për italianët: vezët dhe ëmbëlsirat, deri në 40% më të shtrenjta

Në vend të një surprize të ëmbël, këtë Pashkë italianët janë përballur me një shije më të hidhur: rritjen e ndjeshme të çmimeve të produkteve ushqimore tradicionale të festës. Emisioni investigativ Dritto e Rovescio, i transmetuar më 3 prill në Rete 4, solli një reportazh tronditës mbi këtë fenomen, me fokus të veçantë tek vezët e Pashkës dhe ëmbëlsira tradicionale Colomba.

Sipas të dhënave të publikuara, çmimet e vezëve të Pashkës janë rritur me 40% krahasuar me një vit më parë, ndërsa çmimi i Colombës është rritur me 36%. Organizata e konsumatorëve Codacons e lidh këtë rritje me krizën globale të furnizimit me lëndë të para, veçanërisht kakao dhe gjalpë, si dhe me koston e lartë të energjisë.

Pastiçeri Adolfo Stefanelli, i intervistuar në reportazh, dha një panoramë konkrete të rritjes:

“Këto vezë sot kushtojnë rreth 70 euro. Më parë i shisja për 60 euro, tre vjet më parë për 45, dhe katër vjet më parë për 40,” – tha ai, duke theksuar se “çmimet kanë filluar të rriten gjithnjë e më shpesh vitet e fundit.”

Çmimi i kakaos është rritur me një shifër rekord: 175%. Vetëm çokollata e zezë ka kaluar nga 17.60 euro/kg në maj 2024, në 36.47 euro/kg aktualisht. Një makinë që përpunon 20 kg çokollatë përfshin sot një kosto prej gati 2 mijë euro. Kostoja e energjisë në pastiçerinë e Stefanellit arrin deri në 6 mijë euro në ditë.

Nuk kanë shpëtuar as kostot e ambalazhit, që janë rritur ndjeshëm. “Kisha frikë se do humbisja klientët,” pranoi pastiçieri, duke reflektuar frikën e shumë biznesmenëve të vegjël që përballen me çmime gjithnjë në rritje dhe kërkesa të vështira nga konsumatorët.

Ky realitet e bën Pashkën e këtij viti më të kushtueshme se kurrë për familjet italiane – një festë që dikur simbolizonte ëmbëlsi, por që sot ngjall shqetësim për portofolin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...