4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

PD akuzon PS-në për konflikt interesi në Cërrik: “Kandidati i socialistëve ka përfituar fonde publike nga Bashkia”

Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj Partisë Socialiste për “abuzim me fondet publike” dhe “konflikt interesi” në Bashkinë e Cërrikut, duke iu referuar marrëdhënieve të dyshuara mes ish-kryebashkiakut Andis Salla dhe kandidatit socialist Florenc Doka.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se pas marrjes së detyrës nga Salla, kompania familjare e Florenc Dokës, e regjistruar në vitin 2022, ka përfituar kontrata të shumta nga Bashkia Cërrik për blerje pajisjesh, orendish dhe organizim eventesh.

Sipas të dhënave të publikuara në spending data, kompania “Melius” sh.p.k. është përzgjedhur si fituese në disa procedura prokurimi nga vetë bashkia.

Po ashtu, në dhjetor të vitit 2023, bashkia shpalli fitues të ankandit për dhënien në përdorim të fondit pyjor “Mollas” pikërisht kompaninë në pronësi të Dokës, për një vlerë kontrate prej vetëm 600 euro në vit.

“Ky është vizioni i shpallur për zhvillimin e Bashkisë Cërrik sipas Partisë Socialiste: përfitime private në emër të zhvillimit publik”, u shpreh Vangjeli, duke shtuar se qytetarët duhet të vendosin nëse duan të përfaqësohen nga një person që “ka përfituar fonde publike për biznesin e tij privat dhe po promovohet si ‘njeriu i duhur’ për qytetin”.

Deklarata vjen pak ditë pas fjalës së ministrit Andis Salla në një takim elektoral në kinemanë e Cërrikut, ku ai u shpreh se “Florenc Doka është njeriu i duhur për Cërrikun”.

Zgjedhjet lokale në këtë bashki do të zhvillohen më 9 nëntor 2025, dhe sipas PD-së, ato do të jenë “një test për të ndalur modelin e klientelizmit dhe abuzimit me paratë publike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...