8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

PD çon në Kushtetuese ligjin për zonat e mbrojtura, Zhupa e cilëson “dhuratë për oligarkët”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, dorëzoi dje në Gjykatën Kushtetuese një padi për të shpallur antikushtetues ligjin e miratuar në shkurt nga mazhoranca qeverisëse, që rregullon zonat e mbrojtura në Shqipëri. PD argumenton se ligji, i cili lejon ndërtimet brenda zonave të mbrojtura për zhvillim turistik dhe agroturizëm, shkel Kushtetutën dhe e bën të lehtë shfrytëzimin e tyre për qëllime private.

Zhupa e quajti ligjin “një dhuratë për ndërtuesit dhe oligarkët” që synojnë të ndërtojnë vila dhe resorte luksoze në territore të cilësuara si zona të mbrojtura, të tilla si parqet e Karavastasë, Divjakës, Butrintit, dhe zona të tjera me rëndësi natyrore e kulturore, si Mali i Dajtit dhe liqeni i Shkodrës. Ajo paralajmëroi se ligji “zhduk mburojën” e këtyre territoreve dhe shkatërron trashëgiminë mjedisore të vendit, duke i kthyer ato në zona për ndërtime private.

“Mund të mirëkuptonim ndërtimet përreth zonave të mbrojtura, sepse mund t’i shërbenin edhe zhvillimit të turizmit, ku turistët të gjenin edhe ndonjë resort afër, por me këtë ligj nuk ka më as zonim. Më para theksohej se në Zonën A p.sh. Nuk mund të ndërtohej as një shtëpi druri, kurse kjo është në shkelje kushtetutshmërie, shkelje e Konventave. Ne nuk mund të lejojmë që sot të jetë një liqen apo lagunë dhe nesër të jetë vila e x-it apo y-it, apo liqeni e laguna të jenë si pishinat private të tyre. Ose Mali i Dajtit, s’mund t’i lënë fëmijëve që nga një zonë për ajër të pastër të kthehet në vila të oligarkëve. Kjo është një çështje jo politike, e dua ta sqaroj se s’është politik apo ideologji e majtë dhe e djathtë. Kjo është çështje kombëtare”, tha ligjvënësja. Po ashtu, Zhupa shtoi se në padi janë të shpjeguara të gjitha shkeljet, të përfshira në argumente me nene dhe konventa. Edhe para godinës së Gjykatës Kushtetuese dje, Zhupa tha se “sot praktikisht në Shqipëri nuk ka më zona të mbrojtura”.

Deputetja e PD tha se Partia Demokratike ka dorëzuar argumente të detajuara mbi shkeljet kushtetuese, përfshirë shkeljen e konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit. “Kjo çështje është kombëtare dhe jo politike,” deklaroi Zhupa, duke theksuar se qëllimi i ligjit nuk është interesi publik, por mbrojtja e interesave private të një grupi të ngushtë, ndërsa janë 37 deputetë që kanë mbështetur këtë nismë.

“Ligji nuk mbron interesin publik dhe interesin e përgjithshëm të qytetarëve, por vetëm interesin e Edi Ramës dhe miqve të tij, me anë të të cilëve garanton vota për zgjedhjet e ardhshme”, nënvizoi deputetja e PD, Ina Zhupa.

Ndërkohë, mazhoranca e ka miratuar ligjin me 74 vota, duke theksuar se ndryshimet do të promovojnë zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit, me kushtin që të ruhet një balancë mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...