12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

PD denoncon sërish: Në Fletoren Zyrtare, për inceneratorin e Elbasanit është botuar një shkarravinë

Partia Demokratike, përmes anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së Jamarbër Malltezit, ka reaguar sërish për inceneratorin e Elbasanit.

Malltezi thekson se për inceneratorin e Elbasanit ekziston një kontratë skandaloze. Ai shton se në Fletoren Zyrtare është botuar një shkarravinë, dhe se sipas tij ligji shkelet në mënyrë të hapur.

Sipas denoncimit të Malltezit, shqiptarët kanë dhënë 430 milionë euro dhe nuk kanë marrë mbrapsht asgjë.

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi:

Në Fletoren Zyrtare, për inceneratorin e Elbasanit është botuar një shkarravinë.

Ky është një hap i vogël në drejtim të transparencës po ta krahasosh me inceneratorët e Fierit dhe Tiranës për të cilët nuk është dhënë asnjë karakteristikë.

Kjo pra është historia e transparencës së inceneratorëve të infamozëve Rama-Veliaj-Ahmetaj-Mërtiri-Zoto-Gugallja: shqiptarët kanë dhënë 430 milion euro, por nuk kanë marrë mbrapsht asgjë. Madje as një skicë të ‘veprave monumentale’, të cilat do ta shpëtonin Shqipërinë nga plehrat, apo do të zvogëlonin edhe vrimën globale të ozonit.

E vetmja vrimë që është zvogëluar është ajo e miut, ku janë futur për tu fshehur një pjesë e grupit kriminal. Të gjithë ata, aty e kanë vendin një ditë.

Por nuk janë shkarravinat e detajeve të ineceneratorit shqetësimi i madh. Kontrata, mënyra e hartimit, autorët, teksti, e me radhë. Aty vjedhja ligjërohet dhe ligji shkelet, por SPAK ka ditë që sheh, e ditë që nuk sheh.

Ja edhe pesë pyetjet për sot:

1. A mund të ketë kontratë në kundërshtim me ligjin?
2. A mund të ketë kontratë që rri në fuqi edhe kur nuk zbatohen disa pika të saj?
3. Kush e ka hartuar këtë kontratë brenda ditës? A është hartuar nga drejtoria juridike siç e kërkon ligji apo është marrë e gatshme nga Rama-Zoto-Mërtiri dhe drejtoria juridike nuk u lejua as ta shohë e as të bëjë komente?
4. A është marrë në pyetje dhe a është ofruar bashkëpunim me drejtësinë për drejtorin e drejtorisë juridike në kryeministri?
5. A ka gjurmë në kontratë të mjaftueshme që SPAK të nisë hetimet duke bllokuar së pari veprën e aktit korruptiv?

Kur flasim për kontrata të shkelura apo korruptive, nuk mund të mos na shkojë mendja te kontrata që ka drejtësia e re me publikun. Të paktën në letër. Po kjo kontratë, a po zbatohet?

A janë të gjithë të barabartë para ligjit, apo drejtësia e erës së Ramës shkon andej nga fryn era e fortë e pushtetit dhe e frikës prej tij?

Mos na e përsërisni! E dimë se një Kokë është në burg, por nuk është koka e kësaj vjedhjeje në shkallë industriale.

Ai mund të jetë pjesërisht fajtori, por me siguri është plotësisht kokë turku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...