15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

PD denoncon sërish skandalin me aplikacionin “Akt1visti”/ “Kush nuk pranon të marrë pjesë në këtë aplikacion, pushohen nga puna”

Partia Demokratike ka denoncuar sërish skandalin me aplikacionin “Akt1visti”, ku qeveria “detyron administratën” ta përdorë edhe gjatë orarit zyrtar, teksa i ka bërë sërish thirrje SPAK-ut që të hetojë.

Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysaj tha se “qeveria detyron punonjësit publikë për t’i bërë like, koment dhe share në facebook etj, postimeve të Edi Ramës, anëtarëve të tjerë të qeverisë dhe nëse dikush nuk pranon të marrë pjesë në këtë aplikacion, shantazhohen dhe madje pushohen nga puna.

Për më tepër ky aplikacion bie ndesh me të gjitha ligjet e mundshme të Shqipërisë dhe ato ndërkombëtare duke cënuar rëndë privatësinë”.

DEKLARATË E SEKRETARES PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN, JOLA HYSAJ

Qeveria shqiptare, administrata publike qendrore dhe vendore, janë kthyer prej vitesh në institucione ku nuk mendohet më për hallet e njerëzve, por vetëm si të mbahet në pushtet absolut Edi Rama dhe Rilindja.

Çdokush do të mendonte se në godinat e ministrive apo drejtorive, në orarin zyrtar kryhet detyra për të cilën administrata paguhet nga taksat e shqiptarëve.

Por, faktet flasin të kundërtën. Dhe këto fakte kanë nisur të publikohen nga vetë zyrtarë të majtë.

Në media është publikuar një dëshmi e këtij zyrtari i cili rrëfen se drejtues të lartë në ministri të cilët janë vendosur me urdhër partie në këtë detyrë, qëllim të vetëm kanë shërbimin elektoral ndaj Partisë Socialiste dhe për këtë fakt janë të ngarkuar të urdhërojnë vartësit të shkarkojnë aplikacionin “Akt1visti”.

Një burim i administratës në kushte anonimati thotë për median se nëse angazhohesh në faqet e Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe ministrave të tjerë, një like është 5 pikë, një share 15 pikë.

Skandali shkon përtej imagjinatës kur në administrate, në institucionet qendrore dhe vendore, kryhen mbledhje të rregullta për të ndjekur mbarëvajtjen e aplikacionit dhe përdoruesit e tij.

Në vitin 2023 qeveria detyron punonjësit publikë për t’i bërë like, koment dhe share në facebook etj, postimeve të Edi Ramës, anëtarëve të tjerë të qeverisë dhe nëse dikush nuk pranon të marrë pjesë në këtë aplikacion, shantazhohen dhe madje pushohen nga puna.

Për më tepër ky aplikacion bie ndesh me të gjitha ligjet e mundshme të Shqipërisë dhe ato ndërkombëtare duke cënuar rëndë privatësinë.

Edi Rama duhet ta kuptojë se është kthyer në qesharak edhe brenda partisë dhe qeverisë së tij.

Partia Demokratike i bën sërish thirrje SPAK-ut të nis urgjentisht hetimet kundër personave përgjegjës të prodhimit dhe shpërndarjes të aplikacionit “Aktivisti”, me anë të cilit drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në kundërshtim të plotë të ligjit për shërbimin Civil dhe Kodin e Punës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...