6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

PD nis nga ‘Nënë Tereza’ fushatën elektorale / Basha: “Misioni im hyjnor, të hyjmë në BE…

Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike e çeli e para zyrtarisht fushatën në sheshin “Nënë Tereza”.

Fushata startoi në orën 17:00 me aktivitetin në sheshin ‘Nënë Tereza’, dhe u hap nga kandidatja e PD në Elbasan, Flutura Açka. Ndërsa kryedemokrati Basha u shfaq me 70 minuta vonesë.

Militantë të PD-së me flamuj kanë dalë në shesh ku numri i tyre është tepër i madh, duke përbërë rrezik për shëndetin dhe përhapjen e infeksionit COVID. Në shesh janë grumbulluar kandidatë e PD për deputet, përfaqësuesit e PD dhe militantët e shumtë. Militantët ishin thirrur nga Basha të qëndronin në makina për të ruajtur distancën, por situata ka dalë nga kontrolli pasi  ata janë mbledhur të gjithë në shesh, ngjitur ku llogariten qindra vetë të grumbulluar.

Në aktivitetin ku morën pjesë kandidatët e qindra qytetarë për deputetë mungonte ish-kryeministri Sali Berisha.
 

opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...