8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

PD thërret Ramën në interpelancë, çfarë pritet të ndodh sot në Kuvend

Buxheti 2023 dhe projekti i Portit të Durrësit pritet të sjellin debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës gjatë seancës së sotme parlamentare.

“Duhet të jemi gati për nesër” tha një ditë më parë kreu i PD Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamantar teksa njoftoi se deputetët e tij kanë përgatitur 23 amendamente për buxhetin e vitit të ardhshëm të cilat do t’i paraqesin ditën e sotme në Kuvend.
Por një pikë tjetër e ‘nxehtë’ debati është edhe projektiligji për miratimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development sa i takon Portit të Durrësit.

Për këtë të fundit demokratët kanë hedhur akuza të forta ndaj qeverisë.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të Urdhrit nr. 88, datë 22.11.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.11.2022.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

Interpelancë urgjente me Kryeministrin, z. Edi Rama kërkuar nga një grup deputetësh.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 97 i Rregullores së Kuvendit)

Projektligj “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 155, të Kushtetutës dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim.)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin

Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat

Diskutime – jo më shumë se 6 orë.

(Koha e diskutimeve është përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve dhe ndahet në mënyrë përpjestimore ndërmjet grupeve
sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend)

Përsa më sipër, minutazhi për diskutimet është si vijon:

– Grupi parlamentar i partisë Socialiste 190 minuta

– Grupi parlamentar i partisë Demokratike 103 minuta

– Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 18 minuta

– Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 18 minuta

– Deputetët jashtë grupeve parlamentare:

Partia e Lirisë 10 minuta
PSD 10 minuta
Sali Berisha
Albana Vokshi
Edmond Spaho
Flamur Noka
Luan Baçi (gjithsej 13 minuta të ndara ndërmjet 5 deputetëve)
Shprehen grupet parlamentare

Koha e votimit

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin financiar e projektit madhor në albanologji “Enciklopedia shqiptare”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...