10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“PD vendosi në themel të rindërtimit të saj lirinë”/ Berisha: “Viti 2022 do të skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare”

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke bërë një bilanc të vitit që po lëmë pas, deklaron se 2022 do të skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ai dhe qeveria e tij “përdori çdo mjet, çdo institucion, përdori policinë, shërbimin informativ, drejtësinë, me qëllimin e vetëm që të gjunjëzonte opozitën. Përdori bandat, përdori forma nga më të turpshme të korrupsionit, gjer dhe sulmet fizike të paprecedentë në historinë e këtij vendi, me qëllimin më ogurzi të zhdukjes së opozitës’.

“Opozita ia doli jo vetëm të jetë lajmi dhe idea e vitit por t’i japë tonin të gjithë jetës politike të vendit”, theksoi Berisha.

Sali Berisha: Nuk mund të mbyllja vitin pa paraqitur një bilanc të vitit që lëmë pas në vlerësimin e PD-së dhe timin. Në këtë kontekst, viti 2022 do të skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare.

Do skalitet si viti i opozitës se ndaj përpjekjeve të jashtëzakonshme të popullit opozitar, të PD, për të qendruar si një opozitë e vërtetë u përdorën të gjitha mjetet e paligjshme, kundër kësaj opozite me qëllimin e vetëm që ta mbanin atë një patri simotër të krimit në pushtet.

Rama dhe qeveria e tij përdori cdo mjet, institucion, policinë, SHISH, drejtësinë me qëllimin e vetëm që të gjunjëzonte opozitën.

Përdori bandat, forma nga më të turpshme të korrupsionit, deri dhe sulmet fizike të paprecedentë ndonjëherë në historinë e vendit me qëllimin më ogurzi, të zhdukjes së opozitës.

Demokratët u ngritën fuqishëm kundër atyre që përdorën korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin, kundër atyre që përdorën krimin e organizuar për të luftuar antikrimin.
Për herë të parë në historinë e këtij vendi u aplikuan primarët. PD iu përgjigj kësaj dhune primitive, të turpshme, me armën e lirisë. Ajo vendosi në themel të rindërtimit të saj lirinë.

Opozita ia doli jo vetëm të jetë lajmi dhe idea e vitit por t’i japë tonin të gjithë jetës politike të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...