8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Pedagogët mblidhen sërish sot në protestë kombëtare,Rama vazhdon të mos lëshojë pe

Ditën e sotme, në orën 11:00 pedagogët mblidhen sërish në protestë kombëtare, në vazhdën e organizimeve që kanë nisur prej vitit të ri akademik në 17 tetor.
Ashtu siç e paralajmëruan më herët, disa prej pedagogëve pothuajse në të gjithë universitetet e Shqipërisë, kanë bojkotuar leksionet deri në momentin që do të përbushen 9 kërkesat e tyre, dhe ajo më kryesorja e rritjes së rrogave deri në 50%.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të lëshonte pe sa i takon kërkesave të tyre, duke deklaruar se nuk ishte momenti i duhur për rritjen e rrogave të pedagogëve dhe se këta të fundit paguheshin edhe nga kërkimet shkencore të financuara nga Bashkimi Europian.

Pegagogët janë shprehur të bindur në kauzën e nisur dhe u kanë kërkuar edhe studentëve që t’i mbështesin, duke deklaruar se kjo bëhej edhe për ta në mënyrë që të kishin universitete sa më cilësore.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...