12.5 C
Tiranë
Friday, November 29, 2024
spot_img

Pedagogët ngrihen sërish në protestë, Ardian Isufi: “Fondet për arsimin bazë dhe të mesëm janë reduktuar, të qëndrojmë fort me kërkesat tona”

Ashtu siç e kishin paralajmëruar sot pedagogët kanë dalë sërish në protestë duke kërkuar nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre dhe rritjen e pagave.

Pedagogu, Ardian Isufi i cili mbajti i pari fjalimin u shpreh se ata po protestojnë për të dinjitet. Ai renditi disa dështime të qeverisë në fushën e arsimit, duke theksuar se janë reduktuar fondet.

Hapim këtë protestë me shprehjen të Fan Nolit, “çdo vend çlirohet me përpjekjet e veta”. Edhe përpjekja jonë sa vjen bëhet më e fortë.

Qeveria në sektorin e arsimit ka bëtë shkurtime mbi 1.6 mld lekë. Pra nga buxheti fillestar i parashikimet. Shpenzimet kanë pësuar shkurtim. Fondet për arsimin bazë dhe të mesëm janë reduktuar.  

Fakt është që jemi vendi i fundit në Evropë për pagën e pedagogët, më poshtë se Bosnje Hercegovina. Kjo gjendje flet vetë pse rinia ikën nga Shqipëria.

Të qëndrojmë fort me kërkesat tona, që çdo ditë po i bashkohen kërkesat e studentëve. Kjo është protesta juaj dhe e shoqërisë shqiptare”, u shpreh ndër të tjera Isufaj.

KËRKESAT E PEDAGOGEVE

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

Rritja e financimit për kërkimin shkencor Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’

Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mos diferencimit të orës mësimore të leksionit.

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT