17.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Pensionistja e Korçës shkakton të qeshura në takimin me Ramën: “Jemi krenarë për shokun Edi Rama!”

Një moment humoristik ndodhi në përfundim të takimit të kryeministrit Edi Rama me qytetarët e Korçës, ku një pensioniste e pranishme nuk e kurseu vlerësimin për kreun e qeverisë. Teksa e përgëzonte Ramën për punën e tij dhe atë të qeverisë në qytet, pensionistja përdori fjalë që dikur ishin përdorur për Enver Hoxhën, duke shkaktuar të qeshura.

Jemi shumë krenarë për shokun Edi Rama!” – tha ajo, ndërsa kryeministri reagoi me humor: “Tani me këtë që bëre, do të të ngrenë, do të të ulin patronazhiste. S’ka problem!”

Pensionistja vazhdoi të fliste për kontributin e saj të gjatë në Parti dhe ndjenjën e saj të përkatësisë, duke përmendur se ka mbi 50 vite punë dhe se ende vijon rrugën e partisë, ndërsa Rama e ndërpreu me humor, duke e pyetur për mendimin e saj mbi pensionet.

E di ça po mendoj tani?” – tha Rama me të qeshur. “Kur këta që nuk na mundin dot dëgjojnë njerëz si ti, tmerrohen sepse thonë: ‘Obobo, ku ka Zot që i kthen këta!’.”

Pensionistja iu përgjigj me krenari: “Ne të çmendur nuk jemi! Ne jemi të edukuar, të respektuar dhe e duam popullin shqiptar pa dallim feje e ideje. Sot e kemi jetën… Jemi shokë të vjetër, kemi punuar që nga Niko Pandeli…”

Rama i kujtoi me buzëqeshje edhe ministrin aktual Niko Peleshi, duke mbyllur takimin mes të qeshurave dhe atmosferës së ngrohtë në sallë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...