9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Për herë të parë që nga nisja e konfliktit në Ukrainë, presidenti i Rusisë e ka pranuar që ajo është një luftë

Për herë të parë që nga nisja e konfliktit në Ukrainë, presidenti i Rusisë e ka pranuar që ajo është një luftë dhe jo një “ndërhyrje speciale”, siç ai e ka quajtur deri tani.

“Qëllimi ynë nuk është të kthejmë konfliktin ushtarak, por, përkundrazi, t’i japim fund kësaj lufte ”, u tha Putin gazetarëve në Moskë pas pjesëmarrjes në një takim të Këshillit Shtetëror për Politikat Rinore.

“Për këtë ne u përpoqëm dhe do të vazhdojmë të përpiqemi”, theksoi ai.

Ndërkohë kritikët e Vladimir Putin thonë se përdorimi i fjalës “luftë” për të përshkruar konfliktin në Ukrainë ka qenë efektivisht i paligjshëm në Rusi që nga marsi, kur udhëheqësi rus nënshkroi një ligj censurimi që e bën përhapjen e informacionit “të rremë” për pushtimin një krim të dënueshëm.

Një zyrtar amerikan i tha CNN se vlerësimi i tyre fillestar ishte se Putini nuk e tha atë me qëllim dhe se ka të ngjarë të ishte një lapsus. Megjithatë, zyrtarët do të monitorojnë nga afër se çfarë do të thuhet brenda Kremlinit për këtë çështje në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...