5.5 C
Tiranë
Wednesday, February 18, 2026
spot_img

“Për një shumë të hollash mund të qëlloje civilë” – Kurti kërkon gjykatë speciale për “turizmin e snajperëve” në Sarajevë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar themelimin e një gjykate ndërkombëtare për hetimin dhe gjykimin e krimeve të njohura si fenomeni i “turizmit të snajperëve” gjatë rrethimit të Sarajevës në fillim të viteve ’90.

Në konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, Kurti deklaroi se sipas informacioneve që qarkullojnë, persona të ndryshëm paguanin shuma parash për të qëlluar civilë boshnjakë nga kodrat përreth qytetit.

Shtëpi të verdhë nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione dhe fakte se ka pasur ‘Sarajevo safari’, ku rol thuhet të ketë pasur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Për një shumë të hollash nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë me snajper në qytetin e rrethuar. Për të hetuar dhe gjykuar krimet e ‘Sarajevo safari’ do të duhej të angazhohej ndonjë gjykatë speciale ndërkombëtare”, tha Kurti.

Deklarata e kryeministrit nxjerr në pah nevojën për drejtësi ndërkombëtare dhe përballjen me krimet e kryera gjatë luftës, duke kërkuar një mekanizëm që të sigurojë hetim të plotë dhe llogaridhënie për autorët e këtyre aktëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Laert Vasili pranon gabimin: “Nëse kam cënuar personalitetin e saj, i kërkoj ndjesë Esmes”

0
Pas incidentit të ndodhur në studion e “Për’puthen”, ku aktori Laert Vasili u përfshi në një moment të papërshtatshëm me konkurrenten Esme, ai ka...

“Jam ndjerë keq. Unë e kam si vëlla Nikolinin” – Lirije Kola reagon për...

0
Lirije Kola, bashkëshortja e këngëtarit Artan Kola, ka rrëfyer për herë të parë marrëdhënien e veçantë që ka me të shoqin, pas surprizës që...

I shfrytëzonin fëmijët për të lypur dhe punuar – Policia arreston 8 persona në...

0
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Filizat”, duke arrestuar tetë persona që dyshohen se shfrytëzonin fëmijë të mitur për punë dhe lypje. Katër prej të...

“Unë e kam fituar përjetë lirinë” – Rama tregon bisedën me Thaçin në 18-vjetorin...

0
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një telefonatë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën që shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes...

“Pusho në paqe, nipi jem” – Këngëtarja Ganja në zi pas vrasjes së Lorik...

0
Këngëtarja shqiptare Ganimete Abazi, e njohur si Ganja, ndan me publikun një humbje të thellë: nipi i saj, Lorik Abazi, 22 vjeç, u vra...